Gjermania, Jurgen Klopp konfirmon: Po, më kanë telefonuar dhe jam i përgatitur

04/07/2026 12:55

Jurgen Klopp konfirmoi se ka nisur bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit për të marrë drejtimin e Die Mannschaft duke pohuar se ka rifituar energjitë që i ishin shteruar kur mbylli aventurën e tij me Liverpool.

Klopp është kandidati i preferuar i qeverisë së futbollit gjerman për të drejtuar skuadrën 4 herë kampione të botës, pas largimit të Julian Nagelsmann ditën e premte, pas eliminimit nga Paraguaji në 1/16 e finaleve të Botërorit.

‘Julian e la detyrën e tij dhe Federata po punon për gjetjen e pasuesit të tij; m’u drejtuan mua për të këtë detyrë-tha Klopp përpara disa orësh nga New York ku është i impenjuar në rolin e komentatorit të Botërorit për rrjetin televiziv gjerman, Magenta TV.

Trajneri gjerman sinjalizoi se bisedimet do të kërkojnë kohë për shkak të kontratës aktuale të tij me Red Bull ku është në pozicionin e Drejtorit Global të futbollit. Pas largimit nga Liverpool në 2024, Klopp nuk e ushtroi profesionin e trajnerit. Në atë kohë ai tha se nuk kishte më energji pas 8 sezonesh që kaloi të skuadra e The Reds me të cilën fitoi Premier League dhe Ligën e Kampioneve.

‘Përpara 2 vitesh u largova nga Liverpool dhe thashë se më mungonin energjitë për të punuar diku tjetër apo për të qëndruar edhe për një vit në klub. Që nga ai moment, ‘karikova bateritë’ dhe tani jam gati’-shtoi Klopp

Më pas Jurgen Klopp theksoi se Nagelsmann është një trajner i shkëlqyer dhe nuk është ai përgjegjësi i problemeve të thella të skuadrës.

‘Futbolli gjerman është në një pikë kthese-tha Klopp-tani duhet të ndryshojmë gjërat që në rrënjë. Kushdo që të jetë, unë apo dikush tjetër, kjo nuk e ndryshon faktin që ndryshimet janë të nevojshme’.

Top Channel