Vendimi i FIFA për sfidën Meksikë-Angli zemëron Aguirren: Është një goditje e ulët…

04/07/2026 13:57

Federata Ndërkombëtare e Futbolli studioi mundësinë e ndryshimit të orarit të ndeshjes mes Meksikës dhe Anglisë për 1/8 e finaleve të Botërorit për ta përafruar atë me disa orë për shkak të kushteve klimatike.

Por në fund qeveria e futbollit botëror bëri prapakthehu në planin e saj dhe orari nuk ndryshoi. Megjithatë, plani fillestar i FIFA për të ndryshuar orarin e sfidës e zemëroi trajnerin e Meksikës, Javier Aguirre me këtë të fundit që nuk e fshehu aspak atë.

‘Është sikur të të godasin me shkelm në stomak, një goditje e ulët. Tani duhet të bëjmë gjithçka nga e para, të gjithë punën, të gjithë planin. Nuk është se u shkatërrua gjithçka, por aty afër, sepse humbasim 6 orët që kishim planifikuar. Nuk më pëlqen aspak-ishte deklarata e Aguirres përpara se FIFA të bënte hapa prapa në planin e saj pas pakënaqësive të shfaqura nga të dyja skuadrat.

Top Channel