Sunderland apo Chelsea? Merret vendimi përfundimtar për të ardhmen e Granit Xhakës
Liverpooli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për kapitenin Virgil Van Dijk gjatë kësaj merkatoje vere, sipas raportimeve të mediave angleze.
Sipas Team Talk, brenda klubit ekzistojnë mendime të ndryshme për të ardhmen e mbrojtësit holandez, pavarësisht rinovimit të kontratës së tij deri në vitin 2027.
Raporti thekson se një pjesë e drejtuesve të “The Reds” nuk ishte dakord me zgjatjen e kontratës së 34-vjeçarit edhe vitin e kaluar, ndërsa tani kjo ide ka rifituar terren. Për këtë arsye, Liverpooli është i gatshëm të shqyrtojë çdo ofertë që mund të vijë për qendërmbrojtësin në javët në vijim.
Mes klubeve të interesuara përmenden Milani, Fenerbahçe dhe Galatasaray, megjithëse për momentin nuk ka negociata konkrete. Në rastin e Milanit, interesimi mbetet në fazën e ideve, por nuk përjashtohet mundësia e një lëvizjeje, pasi emri i Van Dijk është diskutuar edhe nga Zlatan Ibrahimović, ndërsa pronari Gerry Cardinale po synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese.
Megjithatë, një transferim i tillë do të ishte shumë i kushtueshëm. Van Dijk përfiton rreth 15 milionë euro neto në sezon, një pagë që konsiderohet sfiduese për financat e klubit italian. Gjithashtu, Liverpooli pritet të kërkojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e mbrojtësit, sidomos pasi ka humbur pa dëmshpërblim disa emra të rëndësishëm si Mohamed Salah, Andrew Robertson dhe Ibrahima Konaté.
Për momentin, e ardhmja e Virgil Van Dijk mbetet e hapur, ndërsa pritet të shihet nëse ndonjë nga klubet e interesuara do të konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare.
Top Channel