Francë-Paraguaj, ndizet atmosfera nga fjalët e Chilavert: Racist dhe homofob

04/07/2026 12:03

Atmosfera në prag të ndeshjes së 1/8 të finaleve të Botërorit mes Francës dhe Paraguajit ndizet dhe jo për shkak të çështjeve taktike. Në fakt gjithçka ndodh për shkak të një përplasjeje në distancë mes dy legjendave të të dyja skuadrave; Christophe Dugarry dhe José Luis Chilavert.

Ndeshja që në letër sheh dukshëm si favorite skuadrën e Didier Deschamps, të kthen në mendje sfidën që këto skuadra zhvilluan në Botërorin 1998 kur Blutë eliminian skuadrën Albirroja në 1/8 e finaleve vetëm falë golden golit të Laurent Blanc në minutën e 113 në një ndeshje ku u dominua nga rezistenca heroike e Chilavert mes shtyllave.

Provokimi i Dugarry: Do të masakrohen.

Ai që ndezi ‘shiritin e fitilit’ ishte pikërisht Christophe Dugarry. Ish sulmuesi francez, kampion botë në 1998, likuidoi me tone të ashpra shanset e amerikanolatinëve që në 1/16 e finaleve eliminuan Gjermaninë me penallti.

‘Paraguaji do të poshtërohet, masakrohet. Do të duan të mbrohen sepse janë të paaftë, janë me të vërtetë të paaftë. E përsëris dy herë që të jetë e qartë. Në sulm janë një dështim, një katastrofë’-ishin fjalët e Dugarry

Përgjigjja shokuese e Chilavert

Përgjigjja e ish portierit legjendar paraguajan, aktualisht 60 vjeç dhe opinionist që kalon limitet, nuk vonoi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Chilavert iu përgjigj Dugarry me tone diskriminuese dhe raciste duke u kapur me faktin që skuadra franceze është multietnike.

‘Cristophe, ke të drejtë. Në Botërorin e 1998 u përballëm me francezë dhe tani Paraguaji do të luajë ndaj një skuadre afrikane’-ishin fjalët e Chilavert.

Fjalë këto që kanë shkaktuar polemika të shumta në arenën ndërkombëtare. Në Francë, mediat u rebeluan me RMC Sport që e përkufizoi postimin e tij si të turpshëm. Madje edhe në Amerikën latine flitet hapur koment racist. E përditshmja ‘L’Equipe’ e stigmatizoi ashpër episodin duke kujtuar se nuk është hera e parë që portieri bën komente të tilla; në muajt e kaluar, Chilavert në fakt shkaktoi zhurmë për sulmet homofobe dhe raciste kundër Vinicius Jr(‘futbolli është për burrat’) dhe Kylian Mbappe(‘Mbappe jeton me një tranvestit’) si dhe për mbrojtjen që i bëri Gianluca Prestiannit pas fyerjeve që i bëri Vinicius gjatë sfidës së Ligës së Kampioneve mes Benfica dhe Realit të Madridit.

Top Channel