Netët jo të qeta të Anglisë, tifozët meksikanë shqetësojnë ‘Tre Luanët’

04/07/2026 11:16

Tentativa për të mbajtur të fshehur emrin e hotelit ku akomodohet skuadra e Anglisë pati shumë sukses.

Skuadra e Tre Luanëve mbërriti në strukturën e saj e pritur nga kore dhe thumba të disa tifozëve meksikanë që ishin grumbulluar në hyrje të saj, megjithatë rreth bazës së skuadrës ishte vënë një aparat për sigurinë.

Autoritetit mbyllën rrugët e hyrjes, vëndosën postblloqe dhe agjentë policie në terren për të evituar që të përsëritej ajo që ndodhi me Ekuadorin që u shqetësua gjatë gjithë natës nga zhurmat e fishekzjarrëve, daulleve, borive të makinave dhe koreve përpara sfidës së 1/16 të finaleve me Meksikës.

Pikërisht pas këtij episodi që kulmoi me një notë proteste zyrtare në FIFA të Federatës Ekuadëriane, u përforcuan masat e sigurisë për të mbrojtur qetësinë e futbollistëve anglezë.

Top Channel