Frika nga stuhitë e fuqishme, FIFA merr vendimin final për ndeshjen Meksikë-Angli
Mbyllja e fazës së 1/16 të finaleve të Botërorit të parë me 48 skuadra, dizenjon një kuadër që është shumë i ngjashëm me të kaluarën. Vala afrikane, e aftë që të kualifikojë 9 nga 10 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e parë me eliminim direkt, thuajse është zhdukur.
Evropa reziston pavarësish 3 ndeshjeve derbi, Azia është përgjysmuar pas fazës së grupeve dhe të mendosh që CAF dhe AFC kishin 19 vende në total, ndërsa UEFA vetëm 16.
Botërori, kuadri pas 1/16 të finaleve-Kontinenti i Vjetër tashmë ka pjesën e luanit me 7 kombëtare të kualifikuara në 1/8 e finaleve nga 16 skuadra; Franca, Portugalia, Spanja, Belgjika, Norvegjia, Anglia dhe Zvicra. Në Katar ishin 8 skuadra evropiane(Holanda, Kroacia, Anglia, Franca, Polonia, Spanja, Portugalia dhe Zvicra), por në llogarinë e përgjithshme kanë ndikuar sfidat mes Francës e Suedisë, Portugalisë dhe Kroacisë dhe Spanjës e Austrisë.
Edhe skuadrat amerikano latine kanë një bilanc pozitiv; kanë kaluar Paraguaji, Brazili, Argjentina dhe Colombia, dyfishi i skuadrave në 2022 kur ishin vetëm Argjentina e Brazili. Mjaft mirë kanë bërë edhe skuadrat nga Amerika e Veriut, por këtu fakti që janë vende organizatore ka pasur një peshë; SHBA, Kanadaja dhe Meksika janë të treja në 1/8 e finaleve, ndërsa në Katar vetëm amerikanët mundën të kalonin grupin.
Rënia e Azisë në Botëror-Gjithnjë duke krahasuar me edicionin e 4 viteve më parë rezulton se skuadrat CONMEBOL kanë marrë vendin e atyre aziatike; që u zhdukën krejt në 2026, ndërkohë që në 2022 çuan në 1/8 e finaleve Australinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut, ndërkohë që e vetmja skuadër oqeanike, Zelanda e Re u eliminua në fazën e grupeve. Duke u kthyer te skuadrat afrikane pas shpërthimit në fazën e grupeve, tani ky kontinent e sheh veten me të njëjtin numër skuadrat në 1/8 e finaleve si në Katar; konfirmohet Maroku, ndërsa Egjipti mori vendin e Senegalit.
Top Channel