Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Edhe pse në mes të një pandemie, Grace Leimann dhe Carlos Muniz, nga Teksasi i SHBA-ve, nuk e anuluan dasmën e tyre, por vendosën që atë ta zhvillonin në datën e përcaktuar.
Por disa ditë para ceremonisë, Carlos infektohet me virusin famëkeq, gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv. Si rrjedhojë dasma u anulua dhe i riu u vendos në intubim.
Në këto kushte, Grace, e cila i kishte kërkuar leje drejtuesve të spitalit, mendoi të befasojë të shoqin duke u martuar pikërisht në atë vend, pavarësisht faktit se gjendja e Carlos paraqitej tejet e rënduar. E veshur me fustan të bardhë Grace u fut në dhomën e të dashurit.
Në pamundësi për t’i gjetur veshje si të dhëndrit Carlos-it, ajo e kishte improvizuar atë me anë të kartonit, të cilën ia kishte vendosur mbi shtarat. Familjarët e Carlos ishin të vetmit të ftuar në këtë ceremoni të pazakontë. Ajo iu afrua Carlos-it pranë shtratit, për të kurorëzuar atë që quhet burrë e grua…
Top Channel