Prekëse/ Dhëndri infektohet me COVID pak ditë para dasmës, nusja shkon në spital e martohet me të

17/08/2020 21:23

Edhe pse në mes të një pandemie, Grace Leimann dhe Carlos Muniz, nga Teksasi i SHBA-ve, nuk e anuluan dasmën e tyre, por vendosën që atë ta zhvillonin në datën e përcaktuar.

Por disa ditë para ceremonisë, Carlos infektohet me virusin famëkeq, gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv. Si rrjedhojë dasma u anulua dhe i riu u vendos në intubim.

Në këto kushte, Grace, e cila i kishte kërkuar leje drejtuesve të spitalit, mendoi të befasojë të shoqin duke u martuar pikërisht në atë vend, pavarësisht faktit se gjendja e Carlos paraqitej tejet e rënduar. E veshur me fustan të bardhë  Grace u fut në dhomën e të dashurit.

Në pamundësi për t’i gjetur veshje si të dhëndrit Carlos-it, ajo e  kishte improvizuar atë me anë të kartonit, të cilën ia kishte vendosur mbi shtarat. Familjarët e Carlos ishin të vetmit të ftuar në këtë ceremoni të pazakontë. Ajo iu afrua Carlos-it pranë shtratit, për të kurorëzuar atë që quhet burrë e grua…

 

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA