Një ekspozitë që na vjen pas një periudhe karantine dhe vijon të jetë në periudhë pandemie. Megjithatë një ekspozitë me tone pozitive, mbase rilindjeje. Këtë gjë na i shpjegojnë shumë mirë edhe lulet këtu.
“Së pari e thatë mirë që nuk ka tone pesimizmi, pavarësisht se është bërë kur ishin të gjithë të stresuar. Por unë e gjeta sinjalin pozitiv, dhe një nga këto poItivitete ka qenë që ishte periudha e luleve dhe trëndafilave. Prandaj e kam nisur me trëndafilin e parë dhe aty ndjeva pozitivitetin e ringjalljes”, tregon ai.
“Pjesa tjetër ishte fakti që ne ishim në një qytet pa jetë. Qyteti ku nuk lëviznin makinat, as njerëzit. Pikërisht në atë mjedis nga veranda dhe dritarja ime shihja se si pemët ndryshonin ngjyrat
Efekte vizatimet nga dritarja
Kemi dhe një zhaner tjetër oak më modern. Mbase këto ngjyra janë mënyra se si ju e shihni COVID 19”.
“Vërtet kjo më bëri që të futem në një sistem perceptimi tjetër. Në këtë periudhë doja ta zbuloja misterin e COVID si një figurë, por nuk e shihja kërkund. Kishte vetëm një emër, por aromë, ngjyrë, figurë nuk kishte. Kjo është ajo që unë e përfytyroj. Një gjë që nuk ka përcaktim. Pastaj futet analiza krijuese e shpirtit të artistit që pavarësisht që kjo është një gjë e keqe, variacionet për të mund të kthehen për mirë”.
Me optimizëm dhe sigurisht me art! Z. Abaz Hado falemnderit dhe suksese!
Top Channel