24/05 15:52
Valencia nuk sheh dritë në fund të tunelit edhe pas shkarkimit të trajnerit Celades. Valencianët pësuan humbjen e tretë radhazi në La Liga, 0-2 në “Mestalla”, përballë Athletic Bilbaos, një rival i drejtpërdrejtë për zonën europiane.
Veterani Raul Garcia i dha epërsinë skuadrës baske që në minutën e 13-të, pas asistit që mori nga Williams, ndërsa goditjen përfundimtare Valencia e mori në fillim të pjesës së dytë nga i njëjti autor, me një goditje shumë të bukur nga distanca, që përfundoi të trekëndësh.
Në krizë të thellë rezultatesh edhe Alaves, që u mposht po me rezultatin 0-2 nga Granada me gola të Antonin dhe Soldados. Ekipi bask, gjithsesi është 5 pikë larg zonës së rënies.
Top Channel