Barcelona gabon sërish. Tjetër barazim 2-2 për blaugranat në supersfidën e javës së 33-të ndaj Atleticos së Madridit, ndalesë kjo që afron gjithnjë më shumë Realin e Madridit me titullin kampion. Nëse madrilenët fitojnë të enjten ndaj Getafes diferenca mes tyre do të shkojë në +4 pikë dhe 5 javë para fundit të sezonit fitimi titulli do të kthehej në formalitet për Los Blancos.

Në Camp Nou, Barça edhe pse kaloi dy herë në avantazh u arrit në të dyja rastet nga Los Colchoneros. Një devijim i pafat i Diego Costës i dha avantazhin Barcelonës shumë shpejt, por Saul në minutën e 19-të barazoi shifrat me penallti. Po më 11-metërsh Messi shënoi golin e 700-të në karrierë duke kaluar Barcelonën në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Një gol në stilin Panenka për Messin për ta bërë edhe më të veçantë këtë finalizim jubilar.

Por festa e Barçës zgjati pak sepse me një tjetër penallti Saul barazoi shifrat, 11-metërsh që për pak sa nuk u prit nga Ter Stegen. Ky rezultat mbeti i mbërthyer deri në fund dhe kënaqi më shumë Atleticon sesa Barcelonën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA