Gazetari i Top Channel Mikel Marsi pak më parë raportoi se në Karaburun kishte rënë zjarr.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se momentalisht është bërë ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët pasi ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë për shkak të terrenit të keq.

Njoftimi:

Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA