
Milani fitoi 2-0 me Romën në “San Siro” duke e nxjerrë përfundimisht nga gara për zonën Champions ekipin verdhekuq. Një ndeshje kjo e dominuar në lojë dhe raste nga Milani, që përveç ndonjë shkëndije të Edin Dzekos (20’) në pjesën e parë, nuk e vuajti shumë presionin e verdhekuqve.
Giacomo Bonaventura dhe Calhanoglu patën rastet më të mirë për të kaluar Milanin në avantazh në pjesën e parë, por për fatin e mirë të Romës ky fraksion u mbyll me rrjeta të paprekura.,
Calhanoglu tregoi klasin e tij në disa raste edhe në fillim të pjesës së dytë, por Mirante nuk lejoi që topi të kalonte pas shpinës së tij, derisa erdhi minuta e 76-të kur portieri i Romës, pasi reagoi në tentativën e parë, nuk mundi të bënte asgjë ndaj finalizimit të Ante Rebicit.
Golin e sigurisë Milani e shënoi një minutë para përfundimit të kohës së rregull me autorë Calhanglu, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh të shkaktuar nga Smaling.
Edhe pas kësaj fitoreje “Djalli” mbetet jashtë zonës europiane, por me optimizmin e duhur për ta arritur këtë objektiv në ndeshjet e mbetura të sezonit.
Top Channel