Miqësorja e Kombëtares, me Armeninë në 7 tetor në Jerevan

25/06/2020 11:21

Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Armeninë në 7 tetor të 2020.

Lajmi u konfirmua nga Federata Shqiptare e Futbollit që ka arritur marrëveshjen me Federatën Armene të Futbollit për zhvillimin e kësaj sfide pikërisht në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan. Ajo e 7 tetorit do të jetë përballja e 6 mes Kombëtares shqiptare dhe Armenisë. Në 5 sfidat e para bilanci flet për skuadrën kuqezi që ka 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Sfida e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte edhe ajo që nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët, e zhvilluar në 11 tetor të 2015 kur me fitoren 3-0 në Jerevan, skuadra jonë përfaqësuese e Gianni De Biasit bëri historinë teksa siguroi kualifikimin për herë të parë në fazën finale të një evenimenti madhor si Evropiani i Francës në 2016.

Përveç miqësores, kombëtarja shqiptare në do të luajë edhe dy ndeshje zyrtare për UEFA Nations League me Kazakistanin dhe Lituaninë pikërisht në 10 dhe 13 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA