Futbolli shqiptar “merr frymë” lirisht/ Qardaku negativ edhe në testin e tretë

11/06/2020 10:14

Futbollisti shqiptar, Eridon Qardaku, i infektuar me Covid-19 ka rezultuar sërish negativ në të tretin test të koronavirusit.

Rasti i parë dhe i vetëm në Superligë solli ankth dhe paqartësi rreth asaj çka do të ndodhte me futbollin vendas.

Sot, klubi i Bylisit, por dhe futbolli shqiptar mund të marrë frymë lirisht pasi Qardaku ka rezultuar negativ edhe në testin e tretë që iu nënshtrua. Kështu, lojtari shkodran rikthehet në fushë për të qenë në dispozicion të trajnerit Dovedan për pjesën e mbetur të sezonit.

Shkodrani i Bylisit vuri në dyshim për një moment vazhdimësinë e ndeshjeve të kampionatit. Pas ndeshjes me Tiranën, edhe lojtarët e ekipit kryeqytetas bënë testimet ku të gjithë rezultuan negativë.

ë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA