Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital
Disa pamje të rralla vijën së fundmi nga një fis që jeton mes varrezave dhe përdor trupat e të vdekurve si tempuj.
Aghori janë një nga kultet më të frikshëm dhe më intrigues në Indi, anëtarët e të cilëve njihen për kërkimin e pamëshirshëm drejt ‘ndriçimit shpirtëror’.
Fotografi Jan Skwara, nga Pruszkow, Poloni, po udhëtonte në Varanasi, Indi, kur hasi në fisin Aghori dhe dokumentoi ekzistencën e tyre të mistershme.
Një nga imazhet e tij të tmerrshme tregon një burrë me kokën e hedhur prapa dhe duart e ngritura, teksa pi një lëng nga goja e një kafke të vërtetë njerëzore.
Në një tjetër foto shihet një anëtar i fisit i ulur me një kafkë të kuqe të vendosur sipër kokës, teksa fytyrën e ka të mbuluar me një pluhur të bardhë të çuditshëm.
Gjatë adhurimit të zotit të tyre Hindu, Shiva, fisi Aghori bën praktika që bien në kundershtim me Hinduismin tradicional.
Aghori-t besojnë të aseticizmi, stili i jetesës që i mohon vetes të gjitha kënaqësitë në këmbim të ndjekjes qëllimeve shpirtërore dhe lidhjes sa më të afërt me hyjnitë.
Kulti adhuron zotin Bhairava, një version i atij Shiva por i lidhur me shumë me nocionin e vdekjes.
Aghori-t e realizojnë adhurimin e tyre vetëm me anë të meditimit dhe kombinimit të stimulantëve si alkooli dhe marijuana, për të arritur përqendrimin maksimal.
Ndërsa akoma më e mistershme është praktika e tyre ‘sadhus’ e njohur për ritualet post-mortem, ku përfshihet dhe kanibalizmi.
Aghori-t jetojnë pranë krematoriumeve të Indisë, ku thuhet se jetojnë dhe zotët Shiva dhe perëndesha Kali Ma, si dhe ushqehen me atë që hedhin të tjerët.
Aghori-t besohet se konsumojnë trupa të vdekurisht njerëzorë, pijnë nga kafkat e tyre dhe gjithashtu vrasin kafshë të gjalla.
Përgjatë viteve praktikat e tyre kanë përfshirë performimin e akteve seksuale në varreza apo dhe përhapjen e hirit njerëzor në trupin e tyre.
Murgjit Aghori përdorin një kombinim të marijuanes, alkoolit dhe meditimit për të arritur një “gjendje të shkëputur e të lartësuar ndërgjegjieje”, e cila supozohet t’i sjellë më pranë Zotit Shiva.
Anëtarët e grupeve Aghori refuzojnë zotërimet materiale dhe shpeshherë ecin të zhveshur.
Aghori thonë se kanë origjinën e tyre në popullsinë puritane indiane të shekullit të 17-të, të udhëhequr nga Baba Kinaram, që besohet se ka jetuar deri në 170 vjet.
Top Channel