Dasmë spektakolare në New York/ Taylor Swift dhe Travis Kelce planifikojnë festë dy-ditore në Madison Square Garden me 1,000 të ftuar
Reagimi i reperit ASAP Rocky gjatë një koncerti në Arizona ka ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale dhe ka sjellë kritika të forta ndaj tij, madje duke u shoqëruar edhe me thirrje drejtuar partneres së tij, këngëtares Rihanna, për t’u ndarë nga ai.
Gjatë performancës në Phoenix, si pjesë e turneut “Don’t Be Dumb”, reperi iu drejtua disa grave në publik me një koment që shumë përdorues e kanë cilësuar si të papërshtatshëm dhe ofendues. Në video të shpërndara në TikTok, ai dëgjohet duke thënë: “Faleminderit Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t’ju kisha bërë seks të çmendur”.



Publiku në koncert reagoi me të qeshura dhe brohoritje, por situata mori tjetër drejtim në rrjetet sociale, ku komentet u përhapën shpejt dhe u konsideruan fyese si për fanset femra, ashtu edhe për vetë Rihannën. Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, është bërë shpesh objekt diskutimesh publike për shkak të paraqitjeve të përbashkëta gjatë turneut.


Në platformën X dhe në TikTok, shumë përdorues kërkuan që Rihanna të distancohet nga reperi, duke e quajtur deklaratën e tij “mungesë respekti” dhe “të papranueshme”. Disa të tjerë shprehën zhgënjim personal, ndërsa pati edhe komente që e mbrojtën, duke e interpretuar deklaratën si humor skenik dhe të nxjerrë jashtë kontekstit.
@lexslowkey He left me stunned when he said this like what did he just say?!?! 😭😭😭 #asaprocky #asaprockyconcert #asaprockyphoenix #dontbedumbtour #rihanna ♬ original sound – itsalexissimonelowkey
Rihanna deri tani nuk ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen.
Turneu i ASAP Rocky-t vijon ndërkohë me ndalesa të tjera në SHBA, mes interesit të madh të publikut dhe debatit që po e shoqëron në rrjete sociale.
Top Channel