Aktivizohet vatër e re zjarri fshatin Halil të Krujës, zjarrfikësit në luftë me flakët nga toka dhe ajri
Vetëm pak muaj pas finalizimit të divorcit, Nicole Kidman dhe Keith Urban kanë tërhequr vëmendjen me urimet publike që i kanë dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Me rastin e ditëlindjes së 59-të të aktores, Keith Urban publikoi në Instagram një mesazh të shkurtër, por domethënës. Këngëtari 58-vjeçar e uroi ish-bashkëshorten e tij me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, Nicole Mary”, duke përdorur emrin e saj të mesëm.
Ky konsiderohet gjesti i parë publik i Urban ndaj Kidman që pas përfundimit të procedurave të divorcit në janar të këtij viti. Çifti kishte qenë i ndarë që prej shtatorit 2025, ndërsa divorci u finalizua në gjykatën e Nashville pas afro dy dekadash martesë.

Nga ana e saj, Nicole Kidman kishte bërë më herët një dedikim publik për Keith Urban me rastin e Ditës së Babait. Aktorja publikoi në Instagram një foto ku këngëtari shfaqej me dy vajzat e tyre, Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 15 vjeç.
Në postimin e saj, Kidman shkroi: “Gëzuar Ditën e Babait të gjithë baballarëve”, duke përfshirë edhe një fotografi të babait të saj të ndjerë.

Shkëmbimi i këtyre mesazheve ka ngjallur reagime të shumta mes fansave të çiftit, të cilët e kanë vlerësuar mënyrën miqësore me të cilën dy artistët po menaxhojnë marrëdhënien e tyre pas ndarjes.
Nicole Kidman dhe Keith Urban u konsideruan për vite me radhë si një nga çiftet më të njohura të showbiz-it ndërkombëtar. Pavarësisht përfundimit të martesës së tyre, urimet e fundit publike tregojnë se ata vazhdojnë të ruajnë një raport korrekt dhe respekt të ndërsjellë, veçanërisht për hir të familjes së tyre.
Top Channel