Efekti Andres Iniesta po ndihet jashtëzakonisht te Vissel Kobe, kjo jo vetëm përsa i përket rezultateve sportive në fushë ku Vissel Kobe, arriti të fitonte Kupën e Japonisë, por edhe përsa i përket financave.

Ardhja e ish-mesfushorit të Barcelonës ishte një dhuratë e vërtetë për klubin, i cili arriti një fitim prej 106 milion dollarësh në vitin e fundit.Asnjëherë më parë një skuadër J-League nuk kishte përfituar këto shifra. Fitimet e Vissel Kobe në vitin 2019 janë një rekord absolut dhe kanë kaluar fitimet e një viti më parë, që ishte një fitim prej 90 milion dollarësh.

Padiskutim efekti “Iniesta”, blerja e të cilit ka tërhequr interesin e tifozëve dhe sponsorëve. Përveç që është truri i skuadrës në fushë, Iniesta ka ndihmuar shumë klubin japonez dhe në aspektin e marketingut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA