Janë të pakta vendet në botë ku praktika e shpërbërjes së anijeve ekziston ende.

Kjo sepse rregullacioni mjedisor dhe i punës në botën e zhvilluar e ndalon praktikën, dhe industria është zhvendosur kryesisht në Indi, Bangladesh e Pakistan, ku anijet e vjetra të transportit zhvishen për çelikun e tyre.

Por anijet më gjigande përfundojnë në brigjet e Chittagong në Bangladesh, ku kjo industri është kthyer në pjesën më të gjallë të urbanizimit të vendit.

Aty punojnë rreth 200,000 punëtorë dhe ky kantier furnizon rreth 80 përqind të çelikut të vendit. Shpërbëria e anijeve nuk është diçka e lehtë po të llogaritësh që mjetet kanë rezistuar rreth 30 vjet në ujë.

Por si lindi gjithçka? Në vitin 1960, pas një cikloni të rëndë, anija greke M D Alpine u bllokua në bergun e Sitakunda, Chittagong.

Ajo nuk mund të rinisej në det dhe pasi qëndroi aty për disa vjet, në 1965, kompania e çelikut të Chittagong e bleu dhe e copëtoi. U deshën disa vjet për çmontimin e saj por puna solli lindjen e kësaj industrie në Bangladesh.

Industria nisi të rritet në vitet 1980-të e 1990-të dhe vendi ishte i dyti në botë për nga çeliku i prodhuar prej skrapit. në vitin 2008, aty kishte 26 impjante të shpërbëries së anijeve për skrap kurse në 2009 numri arriti në 40.

Industria nisi të kthehet dhe në atraksion turistik por të huajt tashmë nuk janë të mirëpritur prej mungesës së sigurisë; një grup mbikqyrës thotë se mesatarisht një punëtor vdes çdo javë në këto ambjente.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA