Fotot/ Boksieri i famshëm turk masakron me thikë të dashurën pas sherrit gjatë karantinës

26/05/2020 21:26

Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar pasi dyshohet se ka masakruar me thikë të dashurën e tij gjatë mbylljes së koronavirusit.

Mediat lokale turke deklarojnë se 26-vjeçari u arrestua të Dielën në qytetin Muglu në provincën jug-perëndimore turke me të njëjtin emër. Kemaloglu thuhet se ka thirrur një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura Zeynep Senpinar, 25 vjeç, ishte qëlluar me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pas një debati në banesën që çifti kishte gjatë kohës që po kalonin bashkë karantinën. Mjekët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk arritën të shpëtojnë jetën e Senpinar.

Trupi i saj iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore për analiza paraprake që treguan se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes.

FOTO GALERI
5/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA