Impjanti amerikan i testimit të armëve bërthamore në Los Alamos përmban lazerat më të fuqishëm, superkompjuterin e shtatë më të madh në botë, si dhe eksplozivë tradicionalë për testimin e arsenalit bërthamor të vendit, në rast të një Lufte të Tretë Botërore që askush nuk e dëshiron.
Por qeveria amerikane ka raportuar së fundmi se do të kryejë testimin e parë bërthamor në tre dekada dhe dhomat e këtij bunkeri mund të jenë ato që do të vlerësojnë forcën e tij.
Në takimin e administratës mbi çështjen u tha se “si Rusia dhe Kina po kryejnë testime bërthamore të rangut të vogël” prandaj dhe SHBA ka propozuar kryerjen e një “testi të shpejtë” të armëve bërthamore.
Në kompleksin nëntokësor në New Mexico, SHBA, zotëron mes të tjerave një superkompjuter që modelon masën dhe forcën e shkatërrimit të shpërthimeve bërthamore.
Studiuesit e impjantit sekret në Los Alamos shpërbëjnë mekanizmin e bombës bërthamore në dy pjesë: Në të parën gjendet eksplozivi që integron pjesët e materialit radioaktiv, me qëllim që të arrihet masa kritike për shpërthimin bërthamor.
Këto eksplozivë shpërthehen në Los Alamos për të siguruar që janë ende të aftë të shkrepin mbushjen bërthamore të bombës.
Ndërsa veshjet e raketave testohen në centrifuga me forcë 10-ton për t’u siguruar që ato durojnë forcën e gravitetit 12G gjatë rikthimit në atmosferën e tokës, para goditjes së objektivit.
Kurse vetë mbushjet bërthamore nuk testohen më, pasi llogaritja e forcës së tyre kryhet nga superkomputeri i quajtur Trinity – i shtati më i fuqishëm në botë – me anë të simulimeve të sakta.
SHBA ka rreth 3,800 mbushje bërthamore – më i madhi prej të cilave është varianti B83 me forcë rreth 1,200 kiloton.
Sa për krahasim, arma e parë bërthamore e testuar nga SHBA kishte fuqinë 22 kiloton.
Los Alamos ka një impjant simotër –Lawrence Livermore Ignition Facility – e cila kontrollon për herë të dytë shumicën e testimeve.
Përveç superkompjuterit modelues, impjanti zotëron dhe një nga lazerat më të fuqishëm të krijuar.
Madje në një nga projektet e tjera te Los Alamos, bletët trajnoheshin për të nuhatur bombat.
Top Channel