Kapelet me cilindra gome të butë të gjata një metër, të cilat i ndidhmojnë klientët të ruajnë në mënyrë perfekte distancën sociale. Ideja i lindi pronarëve të një bari në Schëerin të Gjermanisë.
“Ishte një zgjidhje shumë efikasë dhe argëtuese në të njëjtën kohë” thonë ata, duke shtuar se klientët nuk kanë asnjë ankesë, përkundrazi interesi ka qenë i madh. Kafeneja në fjalë ka 36 tavolina brenda, dhe 20 jashtë kur koha e lejon. Gjermania i ka lehtësuar masat e izolimit që u morën ashtu si në shumë vende të tjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ardhur nga Kina. Por ndërkohë, e ka forcuar regjimin e testimeve. Sipas një skeme të re, kushdo që paraqitet në spitale apo azile pleqsh, do të testohet për sëmundjen,e dhe nëse nuk shfaq simptoma.
“ Në raste të tilla, testet për Covid 19, duhet të jenë normë”, tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn. Ai shtoi se Gjermania ka kapacitete të mjaftueshme për të kryer teste shtesë – dhe se për cdo rast, qeveria do të kërkojë edhe nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore belbëzuese që të mbështesin faturën.
Top Channel