Sot është shënuar dita me numrin më te ulët te te infektuarëve, vetëm dy raste në Durrës.
Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.
Ky është një lajm shumë pozitiv pas disa ditëve kur numri i të prekurve kishte shkuar rreth 18 dhe shumica ishin në kryeqytet.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.
Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës së sotme ky spital do t’i rikthehet normalitetit, duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID19.
Top Channel