I rikthyer në Itali pas disa muajsh qëndrimi në Portugali, Cristiano Ronaldo sipas ligjit të vendosur këtë kohë pandemie, i është nënshtruar një karantine 14 ditore sëbashku me familjen. Ndonëse Cristiano na ka munguar në fushat e blerta, në rrjete sociale ai dhe partnerja Georgina Rodriguez kanë qenë mjaft aktiv.
Një video tejet interesante është postuar në Instagramin e bukuroshes spanjolle, në të shihet ylli portugez sëbashku me dy vajzat dhe djalin e tij të vogël. Për të parë reagimin e të vegjëlve të tyre, Ronaldo e Georgina, realizuan një lojë për ta.
CR7, shtirej sikur po dhunonte Georginën dhe kjo e fundit bërtiste në kërkim të ndihmës. Në këtë moment reagojnë të vegjlit, të cilët mundohen në çdo mënyrë të shpëtojnë at‰ nga Cristiano.
Top Channel