E bija e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka u shfq sot me maskë gjatë një turneu një fabrikë ushqimore në Maryland, ku punonjësit po përgatisnin pako ushqimore për familjet në nevojë.

Këto ushqime dërgohen në magazinat qytetare ose organizatat e bamirësisë për amerikanët më të varfër, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ivanka u shfaq me një maskë të zezë në fytyrë, me një flamur ameriakn të vendosur në anë të majtë. Por vetëm një ditë më parë babai i saj ishte pa maskë duke bërë një vizitë të ngjashme në një tjetër fabrikë.

Në një komunikim me mediat Ivanka tentonte të shpjegonte se përse babai i saj nuk mban maskë: “Ka procedura të ndryshme për ndërveprimin me presidentin. Unë gjithmonë mbaj maskë kur janë me të, dhe si unë edhe të tjerët, prandaj ai vetë nuk ka nevojë ta bëjë”, tha ajo.

Të enjten Trump vizitoi një fabrikë pajisjesh mbrojtëse të koronavirusit në Pennsylvani, por ai ka refuzuar gjithmonë përdorimin e mjeteve mbrojtëse të pandemisë, megjithse adminsitrata e tij ka rekomanduar mbrojtjen.

Presidenti vizitoi fabrikën Owens & Minor Inc që ka prodhuar miliona maska tip N95, doreza dhe veshje të tjera mbrojtëse për spitalet dhe kirurgjitë në SHBA.

Presidenti Trump ka thënë se për të maska “dërgon mesazhin e gabuar” duke e bërë të duket se ai shqetësohet për shëndetin e tij dhe jo per rihapjen e ekonomisë. Ekspertët thonë se kjo e fundit është çelësi i rizgjedhjes së tij në nëntor.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel