
22/02 16:36
Ish-futbollisti i skuadrës së Barcelonës, Jonathan dos Santos ka publikuar gabimisht në “Instagram” një foto nudo në shtrat me një modele. Fotoja edhe pse u hoq, arriti të bëhej virale në mediat rozë ku u përfshi edhe emri i models Kylie Jenner.
Pavarësisht se shumë aluduan se në shtrat me Jonathan dos Santos ishte milionerja Jenner, kjo nuk ishte e vërtet pasi modelja në fjalë ishte pikërisht Amanda Trivizas.Ndonëse nga futbollisti nuk ishte vendosur emri i vajzës, mediat e huaja e kanë zbuluar se ajo është modelja Amanda Trivizas.
Futbollisti që tashmë luan për Los Anxhelos në MLS, ka fshirë menjëherë foton, por tashmë është shpërndarë në shumë media.
Top Channel