Garancia sovrane 150 mln $/ Rama: Paketa, brenda 48 orëve. Lëvrimi pas 20 prillit
14/04/2020 00:38
Të hënën në mbrëmje u lançua nga kryeministri Edi Rama, paketa e dytë ekonomike që synon të parandalojë kolapsin e ekonomisë shqiptare nga kriza e koronavirusit.
Kryeministri Rama deklaroi se nga një garanci e re sovrane prej 150 milionë dollarësh do të përfitojnë subjektet që operojnë në turizëm, bizneset fasone, ato prodhuese dhe disa kategori të bizneseve të vogla.
Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit. Mësohet se vlera që do të përfitojnë subjektet është 40 mijë lekë të reja.
Top Channel