Bill Gates: Bota do të ketë një epidemi të përmasave të koronavirusit çdo 20 vjet

10/04/2020 18:05

Themeluesi i Microsoft, i cili ka shpenzuar miliona nga pasuria e tij për kauza filantropike, tha së fundmi se bota mbetet e rrezikuar nga infeksione të ngjashme me koronavirusin aktual, në rast se nuk shpenzohet më shumë për parandalimin e tyre.

Gates shtoi se ependemi të reja mund të priten tashmë çdo 20 vjet nëse nuk nxirren mësimet e duhura.
64 vjeçari tha se rritja e udhëtimit global ka bërë që rreziku i pandemive të jetë në nivelin më të lartë në histori.

Në një intervistë me Financial Times, ai shtoi: “Ky mund të jetë eventi më madhor që njerëzit kanë përjetuar në jetën e tyre. Por ka dhe një mundësi kuptimplotë që me masën aktuale të udhëtiit global, këto gjëra të ndodhin çdo 20 vjet, prandaj qytetarët presin që qeveritë t’i trajtojnë ato si prioritet”.

Ai shtoi se vendet e pasura duhet të mbështesin vendet në zhvillim në luftën kundër virusit.

“Dollarët mund të ndihmojnë që gjërat të mos përkeqësohen, por të ndihmojnë koordinimin dhe përshpejtimine prodhimit të vaksinës. Nuk ka dyshim se vendet nuk kanë shpenzuar atë që duhet të shpenzonin për t’u përgatitur për gjëra të tilla, pasi kjo preku vendet e pasura .. ato morën një shuplakë fytyrës.

“Kësaj here morëm një shuplakë fytyrës megjithse e dimë se shkenca është aty … vendet duhet të bëjnë përpara”, tha ai.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA