Duket sikur koronavirusi ka ‘pushtuar’ politikën në Britaninë e Madhe. Pas Boris Johnson i cili ndodhet në terapi intensive është shtruar në spital deputeti laburist Tony Lloyd.

Lloyd deputet për Rochdale është shtruar në një spital në Manchester gjatë orëve të vona të së hënës, thotë në një deklaratë familja e tij. 70 vjeçari është në gjendje të qëndrueshme.

Në deklaratë familja shpreh falenderime për doktorët, infermierët dhe të gjithë stafin mjekësor që është duke u kujdesur për deputetin.

Deputetit i ka uruar një shërim të shpejtë edhe kryetari i Laburistëve Sir Keir Starmer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA