Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” dietologia Brikena.
Brikena u shpreh se shqetësimi më i madh i qytetarëve këto kohë, qëndron në faktin se mund të shtojnë në peshë gjatë kohës së vetëizolimit në shtëpi. Po ashtu ajo shprehet që mamatë të mos kujdesen vetëm për të moshuarit, por edhe për adoleshentët, që janë në zhvillim e sipër dhe kanë nevojë për shërbim ndryshe.
Megjithatë thotë ajo, duket se njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe mbajnë një regjim dietor që të mos shtojnë në peshë gjatë kësaj kohe. Për sa i përket kategorive të ushqimeve që duhet të konsumoni gjatë kësaj kohe, dietologia thotë që është e rekomandueshme që të konsumohen ushqime me përmbajtje magnezi dhe kalciumi, pasi na ndihmojnë që të jemi më të qetë. Ndërsa në ushqimet e “ndaluara”, rendit ëmbëlsirat dhe konsumimin e alkoolit.
“Ditët e para e patën me qejf edhe mamat që të bënin gatime dhe të qëndronin pranë familjes. Por më pas u ndërgjegjësuan nga frika për të mos shtuar në peshë. Sigurisht që unë do të sugjeroja që të kemi vakte të racionuara. Patjetër që ne duhet t’u gatuajmë mirë prindërve, por duhet të kemi kujdes adoleshentët. Magnezi që është një nga mineralet primare, duke bashkëpunuar me kalciumin na lehtësojnë dhe të kemi një situatë më të qetë. Suplementet ushqimore ndikojnë pak tek pjesa e oreksit. Planin tënd ushqimor me elementet ushqyese e bën një regjim I balancuar. Qëndroni larg pijeve alkoolike, ëmbëlsirave, ky është sugjerimi im”, u shpreh dietologia.
Top Channel