E pabesueshme/ Njerzit në karantinë, krokodilët dhe xhaguarët ‘bëjnë’ ligjin në qytet

31/03/2020 17:35

Pamje të pabesueshme na vijnë nga Meksika teksa krokodilët, xhaguarët dhe breshkat e detit “kanë marrë kontrollin” e dy resorteve.

Aktivitetet turistike në këto zona janë pezulluar si pasojë e pandemisë, COVID-19. Kafshët u filmuan në vendpushimet bregdetare në Cancun dhe Riviera Maya, në shtetin jug-lindor meksikan Quinata Roo.

Në video, një krokodil është parë duke notuar përgjatë një kanali, shumë pranë ballkoneve të shtëpive përrreth. Një tjetër video ka dokumentuar momentin ku një xhaguar është parë duke ecur natën në një prej rrugëve të qytetit.

Gjithashtu, grabiqari është vënë re edhe brenda kompleksit “Grand Sirenis” në “Riviera Maya Resort”. Sakaq, e pa shqetësuar nga prania e turistëve dhe e banorëve, një breshkë deti ka hedhur qindra vezë, para një hoteli luksoz në Cancun.

Sekretari Rajonal i Mjedisit, Alfredo Arellano, u shpreh për mediat lokale se: “Mesatarisht ne shohim këtë fenomen me breshkat e detit në maj, kjo ishte diçka e pazakontë”.

Ndërkaq, autoritetet meksikane kanë urdhëruar bllokimin e të gjithë vendit, të paktën deri më 30 prill, për të frenuar në këtë mënyrë përhapjen e COVID-19.

Në të gjithë Meksikën deri më tani janë raportuar 1,094 persona të vdekur si pasojë e virusit famëkeq, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA