Karantinë makthi në Indi/ Punëtorët emigrues spërkaten me dezinfektues pas kthimit në autobuzë

30/03/2020 19:20

Punëtorë emigrues në Indi shiheshin sot të spërkatesin në masë me dezinfektues nga autoritetet pasi ktheheshin në zonat e tyre me autobuzë të tejmbushur. Vendi po përpiqen të përshtatet në javën e dytë të bllokadës kombëtare të qeverisë.

Familje të tëra që ktheheshin në zonën veriore të Uttar Pradesh nga kryeqyteti New Delhi spërkateshin në rrugë me dezinfektues teksa një polic u thoshte: “Mbuloni sy të dhe ato të fëmijëve”.

Ndërsa në të tjera pamje punëtorë të zonës Bengal kishin zgjedhur të vetë-izoloheshin në pemë pas kthimit nga puna në Chennai, pasi në shtëpitë e tyre nuk kishte hapësirë për të ruajtjur distancën shoqërore.

India deri tani ka ruajtur masën e vogël të 1,024 rastevetë koronavirusit dhe vetëm 27 vdekje, por ka frika se disa miliona mund të vdesin nëse sëmundja lejohet të përhapet e pakontrolluar.

Kryeminsitri Narendra Modi ka urdhëruar izolimin radikal të 1.3 miliardë banorëve të vendit me vetëm disa orë paralajmërim, duke shkaktuar kaos për miliona punëtorë që punojnë në qytete larg vendbanimit. Ata tejngarkohen në autobuzë teksa kërkojnë dëshpërimisht të kthehen në shtëpi, ndërsa të tjerë zgjedhin të ecin për disa ditë rrugën e kthimit.

Zyrtarët thanë fillimisht se do të dezinfektonin autobuzët por i kaluan dhe një hap më tej, duke dezinfektuar dhe vetë pasagjerët.

Lëngu me të ciin u spërkatën ishte ujë me klor, sipas zyrtarëve, por pas publikimit të pamjeve nisën hetime për zhvillimin.

Ndërkohë stacioni lokal AMI publikonte imazhe të punëtorëve në Purulia, Bengali perëndimor, të cilët pas kthimit në shtëpi vetë-izoloheshin në pemë prej frikës se mudn të transmetonin koronavirusin anëtarëve të familjes.

Pamjet tregpnin të paktën dy krevate të vendosur në pemë të rrethuar me rrjeta mushkonjash, dhe një njeri në pemë që mbante maskë.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA