Bllokada e koronavirusit në Indi lejon breshkat e detit të lëshojnë 60 milionë vezë këtë vit

30/03/2020 15:58

Teksa kriza e koronavirus ka bllokuar prej javësh qytetet më të mëdha të botës pandemia globale vazhdon të sjellë zhvillime pozitive për mjedisin.

Në Indi, përgjatë brigjeve të shtetit lindor Odisha, rreth 475,000 breshka deti të species së rrezikuar Olive Ridley kanë dalë disa kilometra në breg për të gërrmuar fole e lëshuar vezët e tyre.

Kufizimet e vendosura kunër përhapjes së CoViD-19 kanë lejuar qindra miëjra breshka të jenë të mbrojtura nga prezenca njerëzore, e veçanërisht ajo e turistëve, që do të thotë se ky mund të jetë viti më i suksesshëm i riprodhimit të tyre.

Sipas shërbimeve vendore pyjore 250,000 breshka nëna po krijojnë foletë e tyre gjatë ditës. Ky event më parë grumbullonte numra të mëdhenj turistësh dhe zyrtarët vendas mezi i mbronin ato prej tyre. Tufa çakejsh gjitashtu i sulmonin ato ndërsa dhe gjuetarë ilegalë vendas grabisnin vezët e tyre për t’i shitur.

Bllokada e koronavirusit ka ndaluar këtë vit trazira të tilla duke u lehtësuar punën 25 rojeve pyjore në mbrojtjen e tyre.

Evente të tilla masive me breshkat e detit po ndodhin dhe në plazhin Gahirmatha përgjatë gjirit të Bengal në Odisha, ku autoritetet llogarisin se rreth 60,000,000 do të lëshohen këtë vit.

Gjithsesi shumica e vezëve do të shkatërrohen nga pesha e vezëve të tjera sipër tyre, siç ndodh zakonisht ne evfentet masive ku çdo nënë lëshon rreth 80 deri në 100 vezë. Vezët çelin pas 45 ditësh, kur beshkëzat e vogla nisin rrugëtimin e tyre drejt ujit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA