Shkelësit e rregullit do të dënohen me gjobë deri në 5000 juan (700 euro).

Ky është propozimi i qytetit kinez të Guangzhou, kryeqytet i provincës Guangdong, që vjen pas akuzave për vrasje të paligjshme të qenve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Frika e virusit ka bërë gjithashtu që shumë qen të braktisen nga pronarët e tyre.

Zyrtarët e bashkisë së Guangzhou kanë hartuar një listë me rregullat e mbajtjes së kafshëve shtëpiake, të cilat janë ashpërsuar pas epidemisë që besohet se mund të prekë e te transmetohet dhe nga ato.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA