Epidemia e koronavirusit mund të ketë prishur planet e Vladimir Putin për votën e re mbi kushtetutën, por një ngushëllim i vjen atij nga guvernatori i Çeçenisë i cili tha sot se ata që thyejnë karantinën e koronavirusit duhet të dënohen me vdekje pasi janë “shumë më keq se terroristët”.
Ramzan Kadyrov, lider i rajonit musliman rus të pasur me naftë, dënoi njerëzit që nuk vetë-izolohen kur vijnë nga jashtë vendit dhe sugjeroi se ka pasur simptoma të sëmundjes por ka vijuar punën.
Udhëheqësi i ashpër kritikonte muslimanët e kthyer nga Meka që nuk izoloheshin, edhe pse në rajon ka vetëm tre raste të infektuarish.
“Nëse kërkoni mendimin tim, cilido që krijon këtë problem për veten e tij duhet vrarë, pasi jo vetëm që sëmuret vetë por infekton dhe të familjen, vëllezërit, motrat e fqinjët”, tha Kadyrov, i cili edhe për shumë shkelje të tjera gjen si zgjidhje dënimin me vdekje.
“Ka filluar të bëhet modë që të kthehesh nga vende të pashëndetshme e të mosi thuash kujt, por këta njerëz janë një milionë herë më të këqinj se terroristët dhe do të zbulohen e do të dënohen sipas ligjit”, shtoi ai.
43-vjeçari është shumë i afërt me Putin dhe ka pranuar se është prekur dhe shëruar nga koronavirusi.
Kadyrov raportohet se ia ka pohuar këtë presidentit: “Tre javë më parë kisha temperaturë 38-39C, e po ashtu dhe Elkhan (ministri çeçen i shëndetësisë).”
“Me ato simptoma me shumë gjasa kishim…koronavirus.”
Top Channel