Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë
Megjithse nuk ka ende prova se kafshët shtëpiake mund të transmetojnë ose të preken nga koronavirusi i ri, ekspertë francezë thanë sot se nuk mund të përjashtohet as e kundërta prandaj duhet larë duart sa herë i prekim ato
Zhvillimi vjen teksa figura te njohura te ekranit publikojne foto nga izolimi ne shoqeri te afert te kafsheve te tyre.
Akademia franceze e mjekësisë është duke këshilluar qeverinë mbi parandalimin e epidemisë deh bazonte opinionin e sja se epidemia e SARS në vitin 2002-2003 e shkaktuar nga një tjetër anëtar i familjes së koronaviruseve, dhe e afërt me Covid-19, kishte infektuar disa specie kafshësh si macet apo minjtë e pyllit.
Ata përmendën gjithahstu raportimet se dy qen në Hong Kong kishin rezultuar pozitivë me Covid-19 infeksion që kishin marrë nga pronarët e infektuar.
Një nga qentë kishte prezencë shumë të vogël të virusit dhe më vonë u shërua plotësisht ndërsa tjetri po monotorohet, thanë studiuesit francezë.
Ata shtuan se asnjë nga këlykushët nuk tregoi simptoma të sëmundjes por “observimet shkencor tregojnë se Covid-19 mund të transmetohet te qentë nga bartësi i kontaminuar”.
Top Channel