Koronavirusi nuk ka vendosur në izolim vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiake si rrjedhojë janë të desitnuar të qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo, një grua e moshuar në kryeqytetin serb, Beograd, ka gjetur një mënyrë epike për të “nxjerrur” shtëtitje qenin e saj.

Ajo varet nga ballokni i apartamentit, në të cilën ndodhet, që është na katin e dytë të një pallati dhe me anë të një litari zbret në tokë ngadalë kafshën. Pasi qeni shëtit për disa çaste, ajo shihet teksa e ngre përsëri atë drejt saj. Video, e filmuar nga banorët e zonës, u bë menjëherë virale në rrjet dhe në drejtim të saj vërshuan mijëra komente dhe pëlqime.

“Fatmirësisht gruaja nuk jeton në katin e pestë”, shkruante një përdorues.

Sipas mediave lokale, qeveria serbe ka kufizuar lëvizjen e të moshurve, të cilëve nuk i lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre, duke filluar nga ora 10 e mëngjesit, deri në fund të ditës. Ndërkohë, kujtojmë që deri më tani Serbia ka raportuar 222 persona të prekur me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve është fiksuar në 2, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel