”Nuk ka virus që i ndalon shqiptarët”/ New York izolon banorët në shtëpi, por shqiptarët nuk binden

21/03/2020 14:55

Shteti i Nju Yorkut iu bashkua një ditë më parë Kalifornisë duke urdhëruar pothuajse të gjithë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi.

Kjo është masa më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse që ndërmarin autoritetet në përpjekjet për të ndalur përhapjen e koronavirusin dhe zvogëluar numrin e madh të pacientëve, shifrat e larta të të cilëve kanë gjunjëzuar disa vende të Europës.

“Do të mbyllim “rubinetin”, pasi bilanci i rasteve të reja me koronavirus po tregonë një mbingarkesë totale të sistemit tonë spitalor”, deklaroi guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo.

Komentet e tij erdhën në kohën numri i të vdekurve në SHBA ka arritur në 200, me të paktën 38 raste vdekjesh pikërisht në shtetin Nju Jorkut. Megjithatë gazetarja Michelle Ross ka zbuluar se në kafenenë Prince Coffee House, njerëzit vazhdojnë të mblidhen për të shijuar kafenë e tyre dhe ëmbëlsirat që ofron. Kjo zonë, thotë reporterja, ka pasur një shtim të numrit të shqiptarëve vitet e fundit.

Është pjesë e kulturës së tyre që të pijën kafe në cdo moment të ditës apo natës, shprehet Ross, e cila foli dhe me një punonjës të barit.

‘’Nuk ka virus që i ndalon shqiptarët, besomëni; kjo është një kafene e shqiptarëve, kështu që ata vijnë gjithmonë edhe kur ka borë apo në raste të tjera”.

Në “Arthur Avenue” ka dhe kafene të tjera, por ato janë boshatisur që prej përhapjes së virusit.

Top Channel