Zhurma e qytetit të Beratit u mbyll papritur pas orës 10:00,sipas urdhrit të ri të dhënë nga kryeministri Rama.

Siç edhe duket në çdo rrugë të qytetit,për herë të parë në këtë shtetrrethim, beratasit i janë bindur urdhrit dhe janë izoluar në banesa,pasi askush nuk qarkullonte më në qytet pas orës 10:00. Në rrugë janë të pakta makinat në qarkullim dhe janë kryesisht ambulancat,policia dhe makinat që furnizojnë marketet dhe dyqanet ushqimore. Forca të shumta policie sheh në çdo rrugë e lagje të qytetit,ku janë shpërndarë për të parë respektimin ose jo të izolimit të qytetarëve brenda banesave.

Të hapura janë pjesa më e madhe e zyrave të administratës shtetërore si dhe bankat e nivelit të dytë e sportelet e pagesave të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike,me orare të reduktuara. Në qytet vijojnë ende postoblloqet e policisë,të ngritura në disa kryqëzime në të pesta bashkitë e qarkut të Beratit,ku kontrollohet çdo automjet që qarkullon në rrugë,nëse ka leje për lëvizjen apo jo. Qytetarët beratas shprehen se,urdhri i dhënë nga kryeministri Rama për qëndrimin e tyre në banesa nga ora 10:00-16:00 dhe më pas pas orës 18:00 është mëse i domosdoshëm në këtë situatë të rënduar virale që po kalon vendi ynë. Ata shprehen njëkohësisht të painformuar në lidhje me virusin COVID-19,simptomat e tij,mënyrat e përhapjes apo mbrojtja e nevojshme.
(SINKRONE).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA