28/11 10:21
Coronavirusi është përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme që po e con të gjithë botën drejt kolapsit.
Janë të shumta vendet që kanë marrë masat më të ashpra për të parandaluar këtë virus të frikshëm ku kryesorja është izolimi i të gjithë banorëve në vendet e prekura. Edhe në vendin tonë është ndërmarrë një masë e tillë, ndërkohë që nuk mungojnë apelet e bëra për qëndrimin në shtëpi.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe një pjesë e futbollistëve të kombëtares si Mërgim Mavra, Kejdi Bare, Armando Sadiku, Marash Kumbulla, Hysen Memolla që dhanë mesazhin e tyre të gjithë qytetarëve shqiptarë duke u kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Top Channel