Është renduar bilanci i të prekurve nga koronavirusi. Për të tepër janë shfaqur vatra të reja ndërsa janë shtuar të prekurit në Tiranë dhe në Durrës.
Në Fier janë katër raste që të gjithë të moshuar të sapo kthyer nga Italia.
Kolegia Alma Demiraj në një lidhje live për edicionin informativ të lajmeve në Top Channel shprehet se 10 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. Përveç Tiranës Durrësit, Lushnjes dhe Elbasanit ka mbërritur në Fier me 4 persona të prekur. 33 është numri zyrtar i të prekurve me Covid -19 në popullin tonë. Ky numër pritet të jetë më i lartë për shkak të të ardhurave nga Italia në vendin tonë.
Në spitalin e Infektivit po trajtohen 8 persona. Të gjithë janë në një gjendje të stabilizuar përveç njërit prej tyre, i cili është në nivel mesatar të simptomave por asnjëri prej tyre nuk është i intibuar. Të gjithë janë nën monitorim.
Top Channel