Edhe pse në fillim mund të afrojnë ca, shenjat e koronavirusi I ri nuk janë saktësisht ato të një gripi të zakonshëm.
Personat e prekur prej tij nuk I shqetëson më shumë bllokimi i hundëve apo acarimi I fytit sic ndodh me shumë viroza stinore. Simptomat kryesore të Covid 19 janë:
– Temperaturë
– Dhimbje koke
– Kollë e thatë
– Dhimbje muskujsh
– Vështirësi në frymëmarrje
Problemet e frymëmarrjes mund të shfaqen pas një jave. Në një pjesë të rasteve nevojitet trajtim spitalor. Problemi sipas mjekëve është se 50% e pacientëve të prekur nga koronavirusi nuk kanë simptoma, ose kanë pak të tilla. Sipas tyre, nëse shenjat janë të lehta, rekomandohet më shumë vetëkarantinimi sepse nëse shkohet në spital, ekziston rreziku I ekspozimit ndaj personave të tjerë që mund të kenë sëmundje të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në sistemin imunitar të personave që po e kalojnë ndërkohë Covid 19 në mënyrë më të lehtë. Simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit. Në rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë akute respiratore, insuficiencë të veshkave e madje dhe vdekjen.
Top Channel