
24/05 15:52
Manchester United është skuadra e fundit çerekfinaliste e FA Cup në Angli, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-3 në transfertën ndaj Derby Countit, ku gjeti përballë edhe ish sulmuesin Wayne Rooney.
Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer nuk e vunë aspak në dyshim fitoren, teksa fillimisht ishte Luke Shaw që zhbllokoi rezultatin dhe më pas erdhi radha e blerjes së dimrit, sulmuesit Ighalo, që të shënonte dy herë dhe të vuloste suksesin.
Në çerekfinale “djajtë e kuq” do të përballen me Norwichin, që eliminoi Tottenhamin më herët, ndërsa çerekfinalet e tjera janë Sheffield Utd. – Arsenal, Newcastle – Man. City dhe Leicester Chelsea.
Top Channel