Rivera sulmon rikthimin e Mancinit në Kombëtare: Fyerje për tifozët dhe lojtarët
Tottenhami i Roberto De Zerbit dështoi sërish. Skuadra e Hotspurs në mbrëmjen e së martës shënoi golin e parë sezonal në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Liverpool, por kjo nuk i mjaftoi.
Skuadra e The Reds arriti të fitojë 3-1 duke i eliminuar londinezët. Trajneri italian i Tottenham që tashmë është vënë në shënjestrën e tifozëve analizoi humbjen në Anfield pas ndeshjes.
‘Kam shumë besim te futbollistët e mi, na duhet një clic për të ndryshuar krejt situatën-tha De Zerbi-në momentin që do të fitojmë një ndeshje do t’iu gëzohemi këtyre futbollistëve që kanë cilësi të jashtëzakonshme. Duhet të jem i sinqertë dhe t’ju them se në 5-6 ndeshjet e fundit s’kemo pasur aspak fat. Rezultati me Liverpool është i padrejtë duher të rezistojmë dhe të jemi më të fortë se ky moment i pafat’.
Tottenham do të zbresë sërish në fushën e lojës ditën e dielë kur në sfidën e radhës në Premier League do të përballet me Aston Villa e Unai Emery, edhe kjo një skuadër që po shfaqet në vështirësi të mëdha.
Top Channel