Shkencëtarët britanikë janë arritur të krijojnë një test të ri i cili e dallon koronavirusin menjëherë, vetëm prej frymëmarrjes!
Studiuesit thonë se kjo teknologji mund të përdoret për t’i testuar sa më shpejt njerëzit në aeroporte. Gjithashtu mund të përdoret para ndërhyrjeve kirurgjikale, në farmaci ose në raste emergjence. Deri tani testimet për koronavirus bëhen duke përdorur një fashë (tampon) qe dërgohet për analizë në laboratore të shëndetit publik, proces ky i cili i merr 24 deri në 48 orë për nxjerrjen e rezultatit.
Ekipi nga Universiteti Northumbria, sqaroi se kjo pajisje pikas shenja biologjike në frymëmarrje me anë të biomarkerëve. Këta biomarkerë, që përfshijnë ADN-në, ARN-në, proteina dhe molekula yndyrore, mund të zbulojnë sëmundje të mushkërive. Procedura do të jetë e thjeshtë, sepse njerëzit vetëm duhet të marrin frymë brenda pajisjes, e cila është e ngjashme me atë që zbulon nivelin e alkoolit në gjak.
Nevoja e krijimit të një pajisjeje të tillë, është shfaqur pasi që matësit e temperaturave dhe metodat e tjera të përdorura deri tani, nuk kanë qenë efikase dhe shumë të shpejta dhe në disa raste kanë dështuar në testim.
Top Channel