12 vite martesë me Amal, George Clooney zbulon ‘sekretin’: Marrëveshja jonë është që nuk mund të…
Rihanna ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente të ëmbla dhe plot humor nga jeta e saj familjare, duke publikuar foto dhe video të fëmijëve të saj.
Në një prej videove, këngëtarja shfaq djalin e saj njëvjeçar, Rocky, me një paruke me flokë të gjatë dhe rul në flokë. Në pamje, Rihanna dhe të tjerët pas kamerës dëgjohen duke qeshur, ndërsa vogëlushi luan me flokët artificialë dhe i tërheq ato.
Në një tjetër video, vajza e Rihannës shfaqet në krahët e nënës së saj, me shumë skuqje në krahë, ndërsa të dyja përgatiten para pasqyrës.
Moment humoristik është edhe një tjetër pamje, ku Rocky mërzitet dhe nis të qajë pasi Rihanna i heq nga duart një çantë Louis Vuitton. Vogëlushi qetësohet vetëm pasi këngëtarja ia kthen çantën.
“Kush më bëri të kem një vajzë, o vëlla?”, shkroi Rihanna me humor në përshkrimin e postimit, duke shprehur gëzimin për vajzën që ka sjellë në jetë me A$AP Rocky, pas dy djemve.

Në serinë e fotove, këngëtarja përfshiu edhe një imazh të vajzës së saj me rroba banje, si dhe një tjetër ku vogëlushja shihet duke parë me habi një gjarpër.

Postimi i Rihannës ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur entuziazmin e tyre për pamjet familjare të këngëtares.

Top Channel