Pësoi djegie të rëndë me ujë të valuar pak para koncertit, Nicole Scherzinger nuk e anuloi performancën
Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destri Spielberg, është martuar me të fejuarin e saj, Jake Herskowitz, të shtunën, më 26 shtator, në East Hampton, New York.
Sipas “Daily Mail”, Destri dhe agjenti 26-vjeçar i pasurive të paluajtshme u martuan në një ceremoni private në East Hampton, ku Steven Spielberg zotëron një rezidencë familjare me vlerë rreth 64 milionë dollarë. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse dasma u zhvillua në pronën e regjisorit.
Për ditën e saj të veçantë, Destri, vajza e Spielberg dhe aktores Kate Capshaw, zgjodhi një fustan romantik nusërie, të punuar me dantellë franceze në pjesën e qafës dhe me një fund të fryrë në formë tulipani. Fustani u krijua nga stilistja njujorkeze Celine Maisler.
Steven Spielberg’s Daughter Destry Marries Jake Herskowitz: ‘What a Night’ https://t.co/4IBTmwXgx9
— People (@people) September 28, 2026
Pas ceremonisë, vëllai i madh i Destrit, Sawyer, ndau në Instagram Stories një foto të çiftit duke u puthur në një skelë, me perëndimin e diellit në sfond.

Destri është më e vogla nga shtatë fëmijët e Steven Spielberg. Regjisori fitues i çmimit Oscar është gjithashtu baba i Max, 41 vjeç, nga martesa e tij me ish-bashkëshorten Amy Irving, si dhe i Jessica, 50 vjeç, Theo, 38 vjeç, Sasha, 36 vjeç, Sawyer dhe Michaela, 30 vjeç, nga martesa me Kate Capshaw.
Top Channel