Vajza më e vogël e Steven Spielberg martohet, fustani romantik i nusërisë dhe puthja e çiftit në perëndim të diellit
Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, ka pësuar një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë me grupin “Pussycat Dolls” në Dusseldorf të Gjermanisë.
Këtë e ka treguar vetë 48-vjeçarja përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit një fotografi të këmbës së saj, ku duken skuqje dhe flluska të shkaktuara nga uji i valuar.
“Është e mrekullueshme kur uji i valuar të bie në këmbë një orë para performancës. Por shfaqja duhet të vazhdojë”, shkroi artistja në “Instastory”, duke treguar se incidenti ndodhi pak para koncertit të 26 shtatorit.
Pavarësisht dëmtimit, Nicole Scherzinger nuk e anuloi koncertin në PSD Bank Dome dhe doli në skenë së bashku me Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt.
Pas performancës, 48-vjeçarja falënderoi publikun në Dusseldorf për mbështetjen dhe njoftoi se turneu do të vijonte me ndalesën e radhës në Amsterdam.
Nicole Scherzinger dhe “Pussycat Dolls” janë aktualisht në turneun “PCD Forever”, i cili shënon rikthimin e grupit në skenat ndërkombëtare.

Top Channel