28/11 15:31
Ditën e sotme federata Italiane ka marrë në konsideratë kërkesën e Juventus për të shtyrë ndeshjen e ditës së nesërme kundër Interit dhe është vendosur që të luhet më 13 maj.
Ndeshja ishte vendosur fillimisht që të luhej me dyer të mbyllura, por Juventus ka insistuar që të shtyhej, ku një ndër arsyet që ata kanë përdorur është që një ndeshje e tillë do ishte një imazh i keq për futbollin italian.
Gjthashtu janë shtyrë edhe katër takime të tjera që ishin programuar për tu luajtur me dyer të mbyllura.
Top Channel